Koeman lartëson Ansu Fati dhe Griezmann, asnjë fjalë për… Messin

Ronald Koeman bëri debutimin e tij me një fitore të madhe në stolin e Barcelonës, në një ndeshje zyrtare. Trajneri holandez mbajti konferencën e tij të parë për shtyp, pas ndeshjes, pasi mposhti 4-0 Villarreal. Ai vlerësoi lojën e shkëlqyer të Ansu Fati, edhe pse ende kërkon më shumë nga talenti 17-vjeçar:

“Ne duhet të nxjerrim në pah lojën dhe performancën e Ansu Fati. Unë u ankova pak për javën e kaluar, sepse nuk pashë performancën maksimale të tij në përgatitjet parasezonale. Sidoqoftë, ai është vetëm 17 vjeç, do të ketë një të ardhme të shkëlqyeshme. Nuk duhet të ndalet këtu, por t’i përmirësojë gjërat. Ndonjëherë i mungon pak përqendrimi. Një nga kritikat e mia ishte në miqësoren kundër Elche. Nuk ishte mirë. Sot, po, më lumturoi. Thellësia e tij ka qenë e madhe, ai luajti një ndeshje të shkëlqyeshme, ne shfrytëzuam cilësitë e tij”.

Për ndeshjen, Koeman komentoi: “Jam shumë i lumtur me lojën në pjesën e parë, dominuam tërësisht. Kemi luajtur si një ekip i shkëlqyeshëm, duke “vjedhur” topa. Tranzicioni ynë në sulm ka qenë optimal”. Lidhur me Griezmann dhe pozicionin e “9”, Koeman shtoi: “Nuk më intereson nëse ai shënon apo jo, jam shumë i kënaqur me performancën e Griezmann. Ne mund të luajmë pa një “9” të qartë, por është gjithmonë mirë ta kesh atë në skuadër”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *