Klopp ‘thumbon’ Guardiolan: Nëse do më pëlqenin aq shumë trofetë – do shkoja në Bayern, mua më motivojnë sfidat

Jurgen Klopp nuk duket i shqetësuar nga ‘sasia modeste’ e trofeve të fituar në Liverpool.

Gjermani u pyet në konferencë për shtyp nëse i mungojnë trofetë dhe ai u përgjigj në një mënyrë mjaftë të ashpër.

“Nuk motivohem nga trofetë, nëse do doja kupa do të shkoja në një klub si Bayerni dhe do të kisha me bollëk, mua më pëlqejnë sfidat, ky klub ishte në situatë të vështirë dhe gjithmonë u kundërpërgjigj, do e pyesja Guardiolan: A je i mërzitur nga fitoret me skuadra si Manchester City dhe Bayern, unë nuk mund ta bëja të njëjtën gjë”, tha ai.

Liverpool dhe Chelsea përballen sot në finalen e FA Cup.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *