Klopp flet për mungesat dhe rikthimet tek Liverpool

Të dielën luhet ndeshja ndërmjet Fulham dhe Liverpool, në kuadër të xhiros së 12-të të Premierligës.

Liverpool aktualisht është në pozitën e dytë me 24 pikë, aq sa ka edhe Tottenham, por ‘The Reds’ kanë pësuar gola si kurrë më parë.

Shkak ishin edhe lëndimet e lojtarëve, fillimisht u lëndua, Virgil van Dijk, pastaj pasuan: Joe Gomez, Jordan Henderson, Thiago Alcantara, Alisson, Alexander Arnold dhe Fabinho.

Por, kjo nuk ndikojë që djelmoshat e Jurgen Klopp, të kenë seri negative.

Duke folur në konferencën për shtyp para lojës, Klopp u përgjigj gazetarëve lidhur me lëndimet dhe rikthimet në skuadër.

‘Alisson është stërvitur sot, nëse shkon kështu ai do të luaj. Disa nga lojtarët janë në dyshim. Kostas Tsimkas nuk i dihet, as Diogo Jota nuk i dihet’, tha gjermani, transmeton lajmi.net.

‘Përkundër këtyre, Alex Oxlade-Chamberlain është rikthyer në stërvitje të plotë, situata mund të kërkojë që ta fusim në lojë menjëherë, por të shohim, sa i përket të tjerëve, kam frikë se nuk do t’ja dalin’, u shpreh Jurgen Klopp./

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *