Kjo është historia rrënqethëse e Furyt – nga vetëvrasja, droga e alkooli, deri te titulli kampion

Tyson Fury ka treguar njërën prej paraqitjeve të tij më të mira në karrierë për t’i dhënë fund sundimit pesë-vjeçar të Deontay Wilderit si kampion i botës në kategorinë e peshave të rënda në WBC.

Britaniku shkatërroi rivalin e tij në një mënyrë që pakkush e kishte pritur pas barazimit në meçin e parë mes tyre në vitin 2018.

Fitorja e Furyt erdhi me nokaut teknik, derisa ekipi i Wilderit hodhi peshqirin dhe britaniku u shpall kampioni i ri i botës, edhe pse jo shumë vite më parë ishte buzë vdekjes pas probleme me shëndetin mendor, drogën dhe alkoolin.

Boksieri britanik ia prishi rekordin e përkryer prej 41 fitoreve me nokaut nga 42 meçe në përgjithësi Wilderit.

Por kjo nuk ka qenë vetëm hera e parë që Fury ia rrëmben titullin e botës një boksieri legjendar.

Fury e rrëzon nga froni Wladimir Klitschkon më 2015

Fury, si 27-vjeçar në atëbotë, e kishte tronditur legjendën Vladimir Klitschko, duke e mposhtur para plot 50 mijë spektatorëve në Gjermani më 2015, para se t’i jepte fund pushtetit pesëvjeçar të Ëilderit si kampion në divizionin WBC.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *