Khabib nuk do të pensionohet pas vdekjes së babait

Menaxheri i Khabib Nurmagomedov ka thënë se kampioni i UFC-së nuk është duke u pensionuar dhe do të ndeshet me amerikanin Justin Gaethje pa përfunduar viti 2020.

Ylli i MMA këtë muaj e humbi babanë Abdulmanap nga coronavirusit, i cili njëherësh ka qenë njëherësh edhe trajner i tij, duke nxitur spekulime se kampioni i pamposhtur në kategorinë e peshave të lehta mund të pensionohet.

Mirëpo, përfaqësuesi i tij, Ali Abdelaziz, i ka përgënjeshtruar këto pohime dukje thënë se 31-vjeçari do të kthehet në tetëkëndësh pasi ta ketë përfunduar zinë për babanë e ndjerë.

View this post on Instagram

Father.

A post shared by Khabib Nurmagomedov (@khabib_nurmagomedov) on

“Khabib nuk është duke u pensionuar. Khabib, e dini, i ka disa objektiva, ka disa gjëra për të arritur. Jam i sigurt se Dana (White, presidenti i UFC-së) do t’u tregojë të gjithëve kur do të ndeshet Khabibi”.

“E kemi duelin kryesor: kundër Justin Gaethje. Dy nga konkurrentët më të mirë në kategorinë e peshave të lehta në epokën e fundit”, ka deklaruar menaxheri i tij për TMZ Sports.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *