Këto janë dy ndeshjet që zhvillohen sot në Superligën e Kosovës në futboll

Xhiro e tretë e Superligës së Kosovës në futboll vazhdon sot me dy ndeshje mjaft interesante.

Në kuadër të ditës së sotme do të luhen takimet: Fushë Kosova – Llapi dhe Dukagjini – Liria.

Fushë Kosova në xhiron e kaluar u mposht 6-1 nga Malisheva, teksa Llapi mposhti 3:0 ekipin e Dukagjinit.

Klubi i Lirisë ende nuk ka shijuar fitoren në Superligë, teksa sot do ta kërkojë atë në Klinë.

Kujtojmë se në plan për ndeshjet e sotme ishte edhe dueli Drita – Ballkani, por që u shtye shkaku i angazhimeve në Europë të kampionit të Kosovës.

Dy takimet e sotme startojnë nga ora 16:00.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *