Këto dy kanale televizive shqiptare nga Kosova e transmetojnë direkt ndeshjen Greqi – Kosovë

Përfaqësuesja e Kosovës sonte do të zhvillojë ndeshjen e fundit të ciklit kualifikues për Kampionatin Botëror ”Katar 2022”.

Ndeshjen e tetë dhe të fundit në Grupin B, Kosova e luan në udhëtim te Greqia.

Kjo ndeshje do të zhvillohet në stadiumin olimpik të Athinës, nga ora 20:45.

Ndeshja do të transmetohet direkt në RTK 1 dhe SuperSport Kosova 1.

”Dardanët” janë në pozitën e fundit (5) në grup me vetëm katër pikë, teksa grekët ndodhen në pozitën e tretë me nëntë pikë.

Vlen të theksohet se kjo do të jetë edhe ndeshja e fundit e Kosovës për këtë vit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *