Greqi – Kosovë, këto janë formacionet e mundshme, ja si pritet të rreshtohen ‘Dardanët’ sot

Kosova do të përballet me Greqinë në ndeshjen e ardhshme të vlefshme për kualifikimet e Kampionatit Botëror ‘Katar 2022’.

‘Dardanët‘ kanë humbur shpresat për një kualifikim të mundshëm pasi pozicionohen në vendin e fundit në grup me 4 pikë, por do të shpresojnë që kampanjën kualifikuese ta përmbyllin me fitore.

Lojtarët e përzgjedhur nga Gliha kanë mbërritur dje në Athinë për ndeshjen që luhet sot nga ora 20:45.

Greqia: Vlachodimos; Androutsos, Goutas, Tzavellas, Tsimikas, Giannoulis; Tzolis, Siopis, Bouchalakis, Mantalos; Douvikas.

Kosova: Muric; Vojvoda, Rrahmani, Fazliji, Aliti; Halimi, Zhegrova, Berisha; Shala, Muriqi, Rashica.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *