Kastrati: Nëse do kisha luajtur më herët, sot do kisha shënuar

Lirim Kastrati doli për intervistë për shtyp pas takimit, Greqi 0-0 Kosovë.

Ai në këtë intervistë foli për shumë tema, duke thënë se ekipi bëri maksimumin, ai nuk kishte shumë vetëbesim dhe se skuadra ishte pa fat.

“Si unë dhe çdo lojtar kemi dëshirë të ndihmojmë skuadrën, në shtatë ndeshjet e fundit fati nuk është me neve. Sot ishte e vështirë kundër Greqisë, unë kam pasur tre apo katër raste edhe Benjamini dhe Paqarada kishin raste të mira por skemi qfarë të bëjmë” – tha fillimisht Kastrati.

“Nuk kam luajt në ndeshjet e fundit në ndeshjet me Kosovën dhe nuk kam pasur vetëbesim, nëse do kisha luajtur më shumë besoj që sonte do të shënoja gol. Unë në ato momente kam menduar se më mirë ishte të pasoja se sa të godisja” – ishte përgjigjja e Kastratit kur u pyet se pse nuk shënoi

“Pas shumë kritikave, ky është një rezultat shumë i mirë. Kemi treguar karakter dhe dëshirë, kemi shumë mungesa por dhamë gjithçka mundëm dhe luajtëm me zemër” – përfundoi Kastrati.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *