Kapiteni i Ludogorets, Despedov: Nuk më intereson si luan Ballkani, sot do t’ua shënojmë tre gola, pikë!

Kapiteni i Ludogorets, Kiril Despodov beson se Ludogorets ka fuqi të shënojnë 3 gola ndaj Ballkanit dhe të eliminojnë skuadrën e Kosovës.

“Luajmë për fitore, jo vetëm për fitore, por për eliminimin e tyre. Pati një rënie të humorit, gjë që ishte e logjikshme pas rezultatit të dobët ndaj Ballkanit. Duhet të fillonim të mendonim për revanshin sa më shpejt që të ishte e mundur. Na pret një ndeshje e vështirë. Megjithatë, në dhomën e zhveshjes djemtë janë të motivuar dhe ne do të bëjmë çmos që t’i eliminojmë”, tha Despodov në konferencë për media.

“Më e rëndësishme është që të gjithë besojmë se mund ta eliminojmë Ballkanin. Kemi cilësitë për të shënuar edhe 3 gola. Duhet ta tregojmë”, shtoi ai.

“Unë thashë se nuk mund të rezistonim në ndeshjen e parë sepse Ballkani ishte më agresiv. Nesër nuk na pret asgjë ndryshe. Ne duhet t’i kundërpërgjigjemi dyfish më shumë agresivitetit të tyre. Skuadra e Ballkanit luan futboll sulmues. Nuk na interesojnë taktikat e tyre, ata ndoshta do të jenë edhe më agresivë dhe ne duhet t’i përgjigjemi kësaj”, përfundoi ai.

Ndeshja mes Ballkanit dhe Ludogorets luhet sonte nga ora 20:00.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *