Juventusi në ankth për CR7: gjendja e tij!

Duhet të dilte Alvaro Morata jashtë, por Cristiano Ronaldo u zëvendësua në minutën e 75-të të Lazio-Juventus.

Në vend të tij, Paulo Dybala. Portugezi u largua nga fusha pas një përplasje loje me Luis Alberto.

Një kontrast i fortë aty ku kavilja e numrit “7” u lëndua, një fakt i theksuar edhe nga lojtari në kohën e zëvendësimit.

Në stol pauzë e gjatë me stafin shëndetësor i cili menjëherë vendosi akull në kaviljen e Ronaldos.

Nuk dihet gjendja e portugezit por nëse dëmtimi duket serioz do të duhet të mungojë në sfidat me Portugalinë. CR7 sapo është kthyer nga koronavirusi, duke luajtur ndaj Spezia, Ferencvaros dhe sot ndaj Lazios.

Ai shënoi gol dhe goditi edhe shtyllën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *