Juve kërkon shkëmbimin Dybala-Pogba

Juvntusin mendon se mund të sigurojë ish-yllin e tyre të dikurshëm, Paul Pogba duke kërkon argjentinasin Paulo Dybala te Manchester Unitedi.

E ardhmja e Pogbas dhe Dybalas vazhdon të mbetet e paqartë, pasi të dy lojtarët kanë qenë duke u lidhur për një kohë të gjatë me largim nga klubet e tyre.

Tani mediat raportojnë se pikërisht këta dy lojtarë mund të shkëmbehen mes vete në një marrëveshje të madhe mes Juventusit dhe Unitedit.

Juventusi do t’i ofrojë Unitedit shërbimet e Dybalas në këmbim të Pogbas në janar ndërsa ata përpiqen të ulin shpenzimet e tyre financiare për fituesin e Kupës së Botës.

Sipas gazetës Tuttosport, Juve ishte në dijeni paraprakisht për komentet e bëra nga agjenti i Pogbas, Mino Raiola dhe dëshironin të siguronin lojtarin pa paguar një tarifë transferimi.

Dybala, i cili ishte i lidhur me një transferim te United në verë, ka luftuar për qëndrueshmëri në Juve këtë sezon për shkak të dëmtimit. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *