John tregon kur do të rikthehet në fushën e lojës

Sulmuesi i Prishtinës, Otto John, ka munguar në dy ndeshjet e fundit për shkak të lëndimit.

Nigeriani është duke u rikuperuar nga lëndimi nyjës së këmbës.

Në një prononcim për “Indeksonline”, 22-vjeçari ka treguar se kur pritet të kthehet në fushë.

“Nuk do të luaj kundër Besës të shtunën. Çdo ditë, gjendja ime po përmirësohet. Besoj që për 2-3 javë do të rikthehem, por ka mundësi që edhe më shpejt”, u shpreh John.

Nigeriani është golashënuesi më i mirë i Prishtinës me 6 gola dhe i dyti në listën e shënuesve më të mirë në Superligë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *