Jo vetëm Broja, Kombëtarja e Shqipërisë humbet një tjetër titullar për shkak dëmtimi

Keidi Bare është dëmtuar në sfidën e fundit të Espanyolit përball Atletico Paso dhe do t’i nënshtrohet një operacioni. Mesfushori i kombëtares shqiptare, ka pësuar një dëmtim në kyçin e këmbës së djathë dhe për këtë arsye pritet të mungojë nga 3-4 muaj.

25 vjeçari është një nga pikat më të forta për skuadrës katalanase ku deri më tani numëron 11 sfida në La Liga. Në sfidën e vlefshme për Kupën e Spanjës, Bare qëndroi në fushë për 69 minuta, aty ku më pasi u largua për t’u zëvendësuar nga Vinicius Souza.

Gjithashtu dëmtimi i Bares prek edhe kombëtaren shqiptare, pasi 25 vjeçari është një lojtar i rëndësishëm në mesfushë për kuqezinjtë. Në dy sfidat e fundit miqësore të Shqipërisë përballë Italisë dhe Armenisë, mesfushori fierak u aktivizua si titullar përballë kampionëve të Europës, ndërsa me Armeninë u aktivizua në pjesën e dytë.

Kombëtarja do të nisë fushatën kualifikuese të Euro 2024 në marsin e vitit 2023 dhe prezenca e Bares është në dyshim, ku njëjtë si Broja pritet të jetë mungesa e dytë e madhe për kuqezinjtë. Ndeshja e parë për Shqipërinë do të zhvillohet me 27 mars kundër Polonisë në transfertë, ku synimi është marrja e një rezultati pozitiv për të shpresuar deri në fund te kualifikimi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *