Java e 32-të në Superligë: Këto janë ndeshjet interesante që na presin

Në fundjavë do të zhvillohet java e 32-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Kur po shkojmë drejt fundit të sezonit, gara për titull dhe mbijetesë po bëhet më e fortë.

Skuadra lidere, Ballkani, luan në udhëtim te Drenica që po lufton për mbijetesë.

Skuadra tjetër që po lufton për titull dhe renditet e dyta në tabelë, Prishtina, do jetë mysafire e Llapit.

Kampionia në fuqi dhe skuadra e tretë në tabelë, Drita, luan me Feronikelin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *