Java e 16-të e Superligës përmbyllet sot: Drita dhe Dukagjini kërkojnë këndelljen

Java e 16-të në elitën e futbollit kosovar përmbyllet sot me vetëm një takim në program.

Stadiumi i qytetit në Gjilan është arenë e përballjes në mes Dritës dhe Dukagjinit, shkruan Demokracia.com.

Si Drita, ashtu edhe Dukagjini kërkojnë këndelljen për ta nisur një ecuri pozitive në vazhdimësi.

“Bardhekaltrit” gjilanas vijnë nga humbja 1-0 në derbin lokal kundër Gjilanit, derisa Dukagjini pas barazimit në shtëpi 1-1 me Ulpianën.

Gjilanasit janë favorit për të triumfuar, ndonëse klinasit kanë udhëtuar për befasi.

Ndryshe, ndeshja ndërmjet Dritës dhe Dukagjinit zhvillohet me fillim nga ora 13:00.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *