Hedhet shorti për Kupën e Kosovës në futboll: Prishtina luan me rivalin e vjetër, këto janë çiftet e plota

Sot në ambientet e Federatës së Futbollit të Kosovës është hedhur shorti për raundin e 1/16 së finales.

Favoritët për të triumfuar në këtë kompeticion të futbollit kosovar do të kenë punë të lehtë të paktën në “letër” në këtë fazë.

FC Prishtina këtë rreth do të përballet me rivalin e vjetër të futbollit kosovar, Besën në Pejë.

Llapi e nis rrugëtimin për mbrojtjen e Kupës së Kosovës në shtëpi si nikoqir i Kikës.

Drita luan në shtëpi kundër Drenasit, ndërsa Ballkani dhe Gjilani vizitojnë Rahovecin, respektivisht A&N.

Ndryshe, përballjet e 1/16 së finales luhen në mesjavë me 1 dhe 2 dhjetor.

Këto janë çiftet e plota:

Feronikeli – Fushë Kosova

Arbëria – Vitia

Ramiz Sadiku – Vushtrria

A&N – Gjilani

Drenica – Vllaznia

Besa – Prishtina

Malisheva – Istogu

Flamurtari – Ferizaj

Ulpiana – Vëllaznimi

KEK-u – Trepça

Drita – Drenasi

Rahoveci – Ballkani

Liria – Dukagjini

Llapi – Kika

Prizreni – Onix

Trepça ’89 – 2 Korriku.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *