Iu bashkua kur ishte 13-vjeçar, futbollisti mes lotësh i jep fund karrierës te West Hami

Mark Noble sot zhvillon ndeshjen e tij të fundit në karrierë për skuadrën e West Ham para tifozëve të vet.

Noble nuk është startues për ndeshjen ndaj Manchester Cityt, por iu dha mundësia të dalë para tifozëve për t’i përshëndetur ata.

Mesfushori anglez mori duartrokitje nga dy tifozëritë dhe për këtë arsye filloi të qante.

Futbollisti luajti për ‘The Hammers’ 548 ndeshje.

Ai e nisi karrierën te Arsenali, por me West Ham ishte që nga mosha 13-vjeçare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *