Ismet Munishi: Është mëkat se si ky futbollist i Ballkanit nuk ftohet nga Mali i Zi ose Kosova

Trajneri i skuadrës së Ballkanit, Ismet Munishi, është kthyer për të folur për cilësinë e futbollistëve që i ka në skuadër.

Munishi ka thënë se është mëkat se si një futbollist si Edvin Kuç nuk ftohet nga kombëtarja e Malit të Zi ose Kosova.

“Ne kemi shumë lojtar cilësor dhe është mëkat se si një lojtar si Edvin Kuç nuk ftohet të luajë për Përfaqësuesen e Malit të Zi, pasi ka treguar formë të jashtëzakonshme. Pse jo mos të merr edhe pasaportën e Kosovës dhe të luajë për ne, kemi edhe lojtar të tjerë të dalluar si Bleron Sekiraqa, është Meriton Korenica, Arbër Hoxha”, ka deklaruar Munishi për Telegrafin.

Ballkani pas 11-të xhirove të zhvilluara renditet i pari me 26 pikë të arkëtuara.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *