Ishte afër të fitonte 250 mijë euro, goli i Chelsea në minutën e fundit i kushtoi shumë fansit anglez

Një lojtar i Super Six humbi në mënyrë katastrofike shansin që të fitojë 250,000 £, pasi Chelsea shënoi një gol në minutën e 94-të, kundër Atletico Madrid.

Parashikimi i gjashtë rezultateve të sakta iu fiton çmimin e parë të çerek milion paund në lojën e Sky – dhe një lojtar kishte pesë nga gjashtë të sakta, plus një parashikim që Chelsea do të mundte Atletico Madrid 1-0 në Ligën e Kampionëve.

Goli i Hakim Ziyech në pjesën e parë vendosi në një pozitë shumë të favorshme tifozin e pafat të futbollit.

Por pikërisht kur dukej sikur Chelsea me një lojtarë më shumë po shkonte për një fitore të sigurt , një kundërsulm i Chelsea i konkretizuar nga Emerson në minutën e 94 ja humbi tifozit rreth 250,000 £.

“Chelsea po shkëputet këtu, le të shpresojmë që ata të mos shënojnë,” e intonoi Sherwood ndërsa shikonte sekondat që vdisnin ndeshjen.

“Emerson! Ata kanë shënuar – o jo”, përfundoi ai. Paneli i Sky Sport absolutisht ra në agoni.

Në fund Sky Sport njoftoi se Alan Davis(tifozi i pafat) kishte fituar 6000 £ për parashikimin e pesë rezultateve te sakta, por goli i Emerson i kushtoi shumë, duke ditur se do te fitonte rreth 244,000 £ me shumë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *