Inter po punon për një super goditje me kosto zero, zbulohet plani i Marotta-s

Inter ka bërë të pamundurën për të kënaqur Conte-n në këtë merkato dhe për t’i vënë në dispozicion një skuadër në gjendje të luftojë për titullin deri në fund.

Megjithatë, klubi zikaltër ka filluar të mendojë që tani për të ardhmen dhe për përforcime të reja. Veçanërisht në sulm duket se është kthyer në modë emri i Sergio Aguero-s.

Sulmuesi argjentinas është drejt skadencës së kontratës me Manchester City-n dhe mund të kthehet të jetë një objektiv parësor për zikaltrit.

Nëse e ardhmja e Lautaro Martinez do të kthehej të ishte në dyshim, milanezët do të hidheshin në sulm për “Kun”. Anglezët, nga ana tjetër, por mendojnë për Haaland si pasardhësin e argjentinasit.

Kështu, duket se këtë herë lamtumira mund të konkretizohet dhe Inter-i do të mund ta merrte Aguero-n me kosto zero, gjë që dop ta lejonte t’i ofronte lojtarit një rrogë të rëndësishme.

Ideja e Marotta-s do të ishte një kontratë dyvjeçare, me opsion për një vit të tretë, prej 7-8 milionë eurosh në sezon.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *