Incidenti Ibra-Lukaku, Milan dhe Inter me deklaratë të përbashkët

Incidenti i janarit në Coppa Italia ka bërë bashkë dy klubet e Milanos, Milanin dhe Interin.

Zlatan Ibrahimovic pati një përplasje me Romelu Lukakun, ku pastaj filloi hetimet edhe Prokuroria.

Sipas “Calciomercato.com”, klubet kanë lëshuar një deklaratë të përbashkët ku tregojnë qëllimin e tyre.

“AC Milan dhe FC Internazionale Milano, duke qenë të vetëdijshëm për përfaqësimin e vlerave më të mira të sportit tonë, tashmë kanë vendosur që shuma e gjobës që duhet paguar për duelin, Zlatan Ibrahimovic dhe Romelu Lukaku të ndeshjes së 26 janarit 2021, do të dhurohet për bamirësi si lloj fair play sportiv”, deklaruan klubet.

Ky vendim është në përputhshmëri me ligjin 126 CGS të Gjykatës Sportive Italiane.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *