Vikendi përplot takime në ligat evropiane

Pas një jave me plot ndeshje në kuadër të kualifikimeve për Botërorin “Katar 2022”, vikendi na sjell disa ndeshje tejet interesante në ligat më të mira evropiane.

Ditën e shtunë, Premier Liga angleze, Bundesliga gjermane dhe Serie A do të zhvillojnë disa derbi tejet interesante, ndër to vlen të ceken dy ndeshjet, Leicester-Manchester City dhe Arsenal-Liverpool.

Në Bundesligën gjermane, lideri i tabelës dhe vendi i dytë, respektivisht Bayern Munich dhe RB Leipzig do të zhvillojnë ndeshje në stadiumin “Red Bull Arena”, në kuadër të xhiros së 27-të.

Ndërsa në Itali, ndeshje interesante do të jenë Torino-Juventus dhe AC Milan kundër Sampdorias.

Në anën tjetër, sa i përket ditës së diele, në La Ligan spanjolle do të zhvillohet derbi mes Sevillas dhe Atletico Madridit, përballje kjo që starton nga ora 21:00.

E shtunë

Premier Liga angleze

18:30 Leicester City (3) – Manchester City (1) (Stadiumi King Power)

21:00 Arsenal (9) – Liverpool (7) (Stadiumi Emirates)

Bundesliga gjermane

15:30 Borussia Dortmund (5) – Eintracht Frankfurt (4) (Stadiumi Signal Iduna Park)

18:30 RB Leipzig (2) – Bayern Munich (1) (Stadiumi Red Bull Arena)

Serie A

12:30 AC Milan (2) – Sampdoria (10) (Stadiumi San Siro)

18:00 Torino (17) – Juventus (3) (Stadiumi Olimpico di Torino)

Liga 1 e Francës

17:00 Paris Saint-Germain (1) – Lille (2) (Stadiumi Parc des Princes)

E diele

La Liga spanjolle

21:00 Sevilla (4) – Atletico Madrid (1) (Stadiumi Ramón Sánchez Pizjuán)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *