Ibrahimovic nuk ndryshon kurrë, postimi i radhës është thumbues

Zlatan Ibrahimovic nuk ndryshon kurrë… Shpesh deklaratat e tij janë epike ashtu si edhe reagimet.

Një reagim i dikurshëm në Serie A, me fanelën e Milanit, mbeti në kujtesën e të gjithëve, sepse suedezi, siç e quan veten “Zot”, iu drejtua dikujt me fjalinë “Cazzo guardi!”, pra “Çfarë dreqin ke që sheh?!”…

View this post on Instagram

Cazzo guardi

A post shared by Zlatan Ibrahimović (@iamzlatanibrahimovic) on

Pikërisht ajo fjali në italisht, sot është postuar te fotografia e fytyrës së Ibrahimovic në Instagram.

E kur të gjithë prisnin foto me festën e suksesit ndaj Udineses, Zlatan befason kështu… Por, edhe postimi në story me momentin kur gjatë nxehjes ul topin me gjoks thuajse i bashkuar me tokën: 38 vjeç!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *