I tha se nuk i di taktikat pasi ka shkollën e Zvicrës, Challandes i kundërpërgjigjet Valon Behramit

Në konferencën për media para ndeshjes së nesërme, Challandes ka folur edhe për deklaratën e Valon Behramit, duke i kundërpërgjigjur këtij të fundit.

Behrami në një intervistë për Indeksonline ishte shprehur se Challandes nuk ëshët trajner me taktikë, e ka shkollën e Zvicrës dhe se teknikisht nuk di shumë gjëra.

“Është shumë njeri i mirë. Por me fol për teknikë, nuk besoj që ai mundet me ngritë nivelin. Ai teknikisht nuk i din shumë sene, shumë sene nuk i njeh, shumë sene nuk i studion. Është motivues i madh, të jep energji, shpirtë. Por sot taktikisht e teknikisht duhet me qenë i përgatitur. E ka edhe shkollën e Zvicrës, dhe ata mendojnë që i dijnë krejt dhe tjerët nuk dijnë asgjë”, kishte thënë Behrami.

Lidhur me këtë Challandes është shprehur: “Ndoshta unë kam qenë trajner me fat që kam arritë t’i kem gjithë ato suksese pa pasë lidhje me pjesën taktike, sepse edhe së bashku me Kosovën kemi pasë disa rezultate të mira që nuk është e lehtë të arrihen pa njohuri taktike.”

“Nuk kam asgjë për të shtuar, unë kam qenë trajner i tij. Pa dije për taktikat nuk mund të kemi rezultate”, përfundoi Challandes.

Kujtojmë se, Kosova gjatë ditës së nesërme (e mërkurë) zhvillon ndeshjen miqësore kundër Lituanisë”,

Ndërkaq, të dielën në stadiumin “Fadil Vokrri” është nikoqire e Suedisë për takimin kualifikues për Kampionatin Botëror, ‘Katar 2022’.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *