I mjaftuan vetëm 4 minuta në fushë, futbollisti kosovar gjen golin në kampionatin japonez

Shqiptari i Kosovës, Benjamin Kololli, ka gjetur rrugën e rrjetës në kampionatin japonez me skuadrën e Shimizu në triumfin 0-2 ndaj Gamba Osaka.

30-vjeçari u fut në fushë në minutën e 69-të, teksa në të 73-tën arriti të shënonte pas asistit të Karlinjos.

Ky ishte goli i tretë në 13 ndeshje për Kolollin, që iu bashkua skuadrës japonezë vitin e shkuar nga radhët e Zyrihut.

Shimizu pas 25 ndeshjeve renditet në vendin e 12-të me 27 pikë, teksa shqiptari i Kosovës kërkon të shndërrohet në lider te skuadra e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *