I doli përkrah UEFA-s te lufta ndaj Super League, shpërblehet me postin e ri presidenti i PSG

Komiteti Ekzekutiv i shoqatës së klubeve Evropiane (ECA) ka emëruar Nasser Al-Khelaifi, president dhe CEO i Paris Saint-Germain, si presidentin e tij.

Menaxheri i Bayern Munchen, Michael Gerlinger është emëruar nënkryetari i parë dhe do të bashkohet me numrin aktual dy Edwin van der Sar (Ajax), Dariusz Mioduski (Legia Warsaw) dhe Aki Riihilahti (Helsinki).

Në shënimin me njoftimin e emërimeve, ECA deklaron të mirëpresë “vendimin e ish-klubeve anëtare të saj për të mos vazhduar me projektin” Super League”, pas dënimit të qartë nga i gjithë komuniteti i futbollit dhe shoqëria në tërësi”.

“Këto ngjarje – vazhdon shënimi – kujtoi se pronarët janë kujdestarët e klubeve të tyre, të cilat janë fenerë historikë që do të thonë aq shumë për tifozët dhe komunitetet e tyre”

ECA në fund nënvizon se “është përgjegjësia e secilit klub të sigurojë zhvillimin e futbollit dhe lënien e tij në një vend më të mirë për gjeneratën tjetër; për të mos e çmontuar atë duke synuar përfitim financiar”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *