Është mbyllur ndeshja mes Sllovakisë dhe Kosovës në kuadër të fazës paraeliminatore të Kupës së Botës 2023.
Ndeshja e sontme u zhvillua në kryeqytetin sllovak, Bratisllavë.
Pas katër çerekëve, Sllovakia e fitoi ndeshjen ndaj Kosovës me rezultat 91:67.
Përkundër humbjes, Kosova mbetet në vendin e dytë në tabelë me katër pikë të tubuara – dy fitore dhe një humbje.
Kurse, Sllovakia ndodhet në vendin e tretë me tre pikë.
Pas ndeshjes me Sllovakinë, Kosova do të përballet me Islandën në Prishtinë. /Zeri.info