Kombëtarja e Shqipërisë ka pësuar një humbje fatale kundër Polonisë në rrugën e saj drejtë kualifikimit për në Kampionatin Botëror “Katar 2022”.
Rezultati përfundimtar i ndeshjes ishte 1-0 e cila pati edhe një incident pas golit të Polonisë kur tifozët hodhën gjësende në fushe e cila u pasua me një ndërprerje për disa minuta.
Pas kësaj humbje, komplikohet situata për kuqezinjët. Polonia ka kaluar në vendin e dytë me 17 pikë, kurse Shqipëria mbetet e treta me 15 pikë dhe dy ndeshjet e radhës i luan në muajin nëntor kundër Andorras dhe Anglisë.