Agim Ademi uron Kosovën U17: Ndjenjë e shkëlqyeshme, ju priftë e mbara në fazën e ardhshme

Kosova U17 sot ka shënuar një sukses ta jashtëzakonshëm duke u kualifikuar në Elite Raund në kampionatin Evropian pasi ka përfunduar e dyta në Grup ku garonin edhe Sllovenia e Austria.

Për këtë sukses ka reaguar presidenti i FFK-së, Agim Ademi i cili ka përgëzuar këtë grupmoshë për këtë sukses me shpresën se ata do të vazhdojnë suksesshëm edhe në fazën tjetër.

Postimi i presidentin të FFK-së, Agim Ademi

Ndjenjë e shkëlqyeshme, Dardanët U17 kualifikohen në “Elite Round” në kualifikimet e Kampionatit Evropian 2022.

Përgëzimet e mia më të mira për secilin futbollist veç e veç për angazhimin, disiplinën dhe vlerat e treguara në këtë fazë të kualifikimeve, urime për stafin e trajnerëve në krye me Arsim Abazin për punën e shkëlqyeshme në përgatitjen e ekipit për këtë cikël kualifikues, urime për të gjithë tifozët dardanë dhe për bashkëatdhetarët tanë që vazhdojnë t’i rrisin dhe edukojnë fëmijët e tyre në frymën e atdhedashurisë.

Urime dhe u priftë e mbara edhe në fazën e ardhshme kualifikuese.

Kosova po dëshmon se ka të ardhme të ndritur, prandaj le të vazhdojmë të punojmë me krenari e përgjegjësi drejt sukseseve të mëdha.

???⚽️?? Forca Kosovë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *