Humbja ndaj Liverpool, Lampard i nevrikosur me portierin Kepa por edhe arbitrin e ndeshjes!

Frank Lampard, trajneri i Chelsea, analizoi humbjen 2-0 në shtëpi ndaj Liverpool.

Një hap fals për ekipin blu, që megjithatë mbeti me dhjetë dhe e pësoi golin e dytë nga Mane prej gabimit të portierit Kepa.

“Në pjesën e parë loja ishte shumë e ekuilibruar, kartoni i kuq ndryshoi pak planet dhe në interval unë duhej të ndryshoja diçka! Pastaj ishte një gabim i qartë i Kepa, shumë i keq: nëse do të kishim shënuar menjëherë pas penalltisë, do të kishim shkuar 1-1. I kuqi për Christensen? Për të hequr një karton të verdhë dhe për të dhënë të kuq duhet të jesh i bindur. Mund të kishte qenë ose jo…”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *