Haxhimusa zbulon premtimin e madh para derbit: I thash se do të shënoj

Drita ka fituar derbin e madh të Gjilanit, ndaj rivalit me po këtë emër.

Pjesa e dytë ishte ‘fatale’ për të drejtuarit e Gentina Mezanit që pësuan dy gola nga ish-futbollisti i tyre, Betim Haxhimusa,shkruan Gazeta Olle.

Për Betimin, këto ishin dy golat  e parë në derbi ndaj ish skuadrës së tij, Gjilanit.

E Haxhimusa në dy rastet e golave u shërbye mjaft mirë nga futbollisti Xhevet Shabani që bëri dy asistime në këtë ndeshje.

Kurse, atmosfera në tribuna ishte e jashtëzakonshme me dy tifozërit në sfondë.

Në tribunën qendrore kësaj radhe ishin të vendosur Intelektualët e Dritës që 1 orë para ndeshjes kishin mbushur tribunën.

Ndërsa, tribuna përballë tyre ishte e rezervuar për Skifterat e Gjilanit që edhe në këtë ndeshje dhuruan spektakël.

E pas ndeshjes, heroi i këtij takimi, Betim Haxhimusa tha se është ndjenjë e veçantë të shënosh në dy taborët, pasi siç dihet Haxhimusa më parë ka luajtur edhe te Gjilani.

“Është një emocion i veçantë të fitosh në derbi. Kam qenë pjesë e Gjilanit, të shënosh në dy anët është e jashtëzakonshme.

Golat ia dedikoj familjes dhe djalit të mixhës, Premtimit të cilit i thash se do të shënoj”, tha Haxhimusa për Supersport pas ndeshjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *