Hallakamë tek Feronikeli: Klubi shkarkon dy trajnerë, reagojnë ashpër tifozët

“Tigrat e Zi” nga Drenasi kanë dalur kundër vendimeve të fundit të kryesisë së klubit.

Sipas tifozëve të Feronikelit, skuadra tashmë veç se ka shkarkuar zëvendëstrajnerin dhe trajnerin e portierëve.

E kjo është pikërisht arsyeja që tifozët kanë reaguar në drejtim të klubit.

Ata vlerësojnë kontributin e dyshës, teksa kërkojnë nga kryesia që të shkarkojë Gjon Balajn i cili është duke e shkatërruar klubin sipas tyre.

Gjithashtu tifozët kanë shprehur respektin e tyre për Presidentin e klubit, Naser Ramajn.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *