Guardiola flet për spekulimet që po e lidhin me Kombëtaren e Brazilit – tregon të ardhmen e tij

Mediat ndërkombëtare kanë nisur spekulime të mëdha që lidhin Guardiolan me Kombëtaren e Brazilit.

Sipas pretendimeve të mediave të huaja, Brazili i ka ofruar kontratë deri në vitin 2026 Guardiolas i cili do mund të nënshkruante pas përfundimit të Kupës së Botës.

I pyetur rreth këtyre lajmeve Guardiola tha se nuk mund ta sheh vetën duke drejtuar tjetër ekip përveq Man Cityt.

“Momentalisht jam me kontratë këtu dhe jam tejet i lumtur. Jam i gatshëm që të qëndrojë këtu tërë jetën. Nuk mund të ketë vend më të mirë se City”, tha Guardiola.

“Do ta rinovoja kontratën për 10 vite, por unë nuk mund ta zgjasë kontratën për 10 vite. Tani nuk është momente i duhur. Nuk e di se nga ka ardhur kjo gjë”, shtoi më tej trajneri i Cityt.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *