Gjithçka gati në “Parkun e Princave”: PSG – Man City, formacionet zyrtare

Sonte do të zhvillohet edhe ndeshja e dytë e fazës gjysmëfinale në Ligën e Kampionëve.

Paris Saint-Germaini dhe Manchester City do të kenë përballë njëri-tjetrin për t’u ndeshur në “Parkun e Princave” në Paris.

Shumë yje të futbollit pritet të zbresin në fushë për të kërkuar rezultat pozitiv për ndeshjen e dytë për të kapur finalen e madhe, synim i dy skuadrave tash e disa vite.

Neymar e Mbappe do të jenë kërcënimi më i madh i anglezëve të Pep Guardiolas.

Ky i fundit gjithashtu në përbërjen e tij startuese ka vendosur lojtarët më të mirë.

Kjo përballje e gjigantëve evropian fillon nga ora 21:00.

FORMACIONET ZYRTARE

PARIS SAINT-GERMAIN: Navas, Kimpembe, Marquinhos, Verrati, Mbappe, Paredes, Neymar, Di Maria, Florenzi, Bakker, Gueye

MANCHESTER CITY: Ederson, Walker, Ruben Dias, Stones, Gundogan, Rodri, De Bruyne, Silva, Mahrez, Joao Cancelo, Foden.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *