Gjilani e shkatërron Besën me rezultat 5-1

Është mbyllur sot xhiro e 27 e Superligës së Kosovës në futboll me ndeshjen e zhvilluar ndërmjet Gjilanit dhe Besës.

Gjilani i drejtuar nga trajneri Ismet Munishi u tregua i pamëshirshëm ndaj rivalëve të sotëm duke i mposhtur me rezultat të thellë 5-1.

Cyrbja, Useini, Progni, Hila dhe Razak ishin realizatorët e golave për Gjilanin, ndërsa golin e vetëm për Besën e shënoi Tahiri në minutën e 32’ nga pika e bardhë.

Me këtë fitore Gjilanin shkon ne kuotën e 40 pikëve dhe renditët në vendin e katërt në tabelë, ndërsa Besa vazhdon të jetë e fundit me vetëm 10 oikë të mbledhura deri më tani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *