E zbulon Munishi, ja cili nga 5 golat ndaj Besës i pëlqeu më së shumti

Xhiroja e 27-të e Superligës së Kosovës u mbyll sot me një ndeshje spektakolare nga ekipi i Ismet Munishit, Gjilani.

Gjilanasit arritën të shënonin plot pesë gola në portën e mysafirëve të Besës, të cilët tashmë janë dorëzuar në garën për të mbetur në ligë.

Pas fitores trajneri i Gjilanit, Ismet Munishi, nuk i hezitoi të jepte lëvdata për lojtarët e Besës.

“M’kanë befasu edhe gjatë kampionatit, Besa ka lojtarë të talentum”

“Jam i kënaqur me futbollsitët, me qasjen dhe seriozitetin, pavarësisht që Besa praktikisht është dalë nga Superliga, po ka ekipe që dinë me të befasu”

“Është e vërtetë se të gjithë golat ishin të bukur, nuk do ta veçoja asnjë, me vjen mirë që arritëm të shënojmë kaq shumë gola, lujtën mirë, kur lun angazhohesh vjen edhe loja e bukur edhe gola”, përfundoi Munishi.

Ndryshe, me këtë fitore Gjilani e blindon pozitën e 4’të me 40 pikë të numëruara.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *