Genc Nuza tregon çka i kishte thënë Vokrri në ditën e pranimit në UEFA

Kosova sot po e feston 5-vjetorin e anëtarësimit në organizatën e futbollit evropian-UEFA.

Pesë vjet më parë saktësisht me 3 maj 2026, FFK u bë anëtare e barabartë e 54 federatave europiane gjë e cila edhe shënoi një histori të re për futbollin kosovar, shkruan Demokracia.com.

Gjyqtari më i suksesshëm n ë Kosovë, Genc Nuza ka kujtuar ditën kur Kosova u bë pjesë e UEFA-s dhe çfarë i kishte thënë ish-kryetar tash i ndjerë Fadil Vokrri, pas këtij suksesi.

“Ju hodha në përqafim mbas kongresit dhe mu drejtua me fjalët: ‘tash ki me referu edhe lojë të UEFA-s’, ka shkrua Nuza për Fadil Vokrri.

Të kujtojmë se pas pranimit Nuza, mori stemën e FIFA-s dhe deri tash ka disa ndeshje ndërkombëtare të referuara, madje edhe kombëtarëve shumë të mëdha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *