Futbollisti shqiptar po kërkohet nga disa klube të mëdha evropiane

Aventura e sezonit të shkuar e Xhakomo Vrionit te Tiroli duket se i ka shërbyer sulmuesit të Kombëtares shqiptare të shpalosë potencialin e tij në sytë e skuadrave europiane, me Juventusin që vazhdon të marrë kërkesa nga klubit që janë të interesuara për 23-vjeçarin.

Sipas raportimeve nga “Tuttomercato.ëeb”, bardhezinjtë kanë marrë në orët e fundit edhe katër oferta të tjera për sulmuesin nga skuadra që raportohet se luajnë në Francë dhe Holandë, ku disa ditë më parë interes për sulmuesin shfaqi dhe skuadra e Sampdorias.

“Zonja” është treguar e qartë se për Vrionin do të shqyrtojë vetëm oferta huazimi dhe kjo gjë do të ndodhë vetëm pas fazës përgatitore ku trajneri Masimiliano Alegri do të testojë nga afër futbollistin e Kombëtares.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *