Fury sërish me vlerësim të jashtëzakonshëm për veten e tij

Boksieri britanik Tyson Fury, kampion bote në peshën e rëndë në kategorinë WBC u shpreh se është 100% i fokusuar te përballja e tretë me Deontay Wilder, pavarësisht se për këtë sfidë nuk ka ende një datë zyrtare. Fury nuk preferon të flasë për një duel me patriotin e tij Anthony Joshua, pasi sipas tij ka një radhë dhe dëshiron të mbajë fjalën.

“E vetmja gjë ku jam përqendruar tani është dueli me Deontay Wilder, për të tretën herë. Dua të jem sërish fitues në atë sfidë, pasi asnjëherë në karrierën time nuk kam dalë humbës. Sidomos kur përballë kam një rival që nuk është shumë i rrezikshëm si Deontay Wilder”, u shpreh Fury.

Gjithsesi, Fury shprehet se e respekton shumë rivalin e tij: “Ai meriton respektin më të madh, pasi është një kampion i madh. Është një nga boksierët me grushtin më të fortë në boks. Për sa i përket boksierëve të tjerë, nuk jam i përqendruar tek asnjëri prej tyre dhe nuk më shqetësojnë shumë”.

“Unë duhet të dueloj edhe një herë të tretë nda Wilder. Më pas do të përballen me Joshua. Dua të përballem me të gjithë këta. Unë jam boksieri i tretë në histori që fitoj dy herë Ring Magazine Championship: Unë, Muhammad Ali dhe Floyd Paterson. Kjo është histori”, tha Fury.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *