Fundjavë e nxehtë na pret në Superligë, këto janë përballjet joshëse

Elita e futbollit kosovar rikthehet këtë fundjavë pas pushimit për shkak të ndeshjeve të Kombetareve, shkruan Demokracia.com.

Albi mall Superliga ka hyrë në një fazë shumë të nxehtë dhe skuadrat në këtë rast nuk guxojnë të humbasin pikë pasi është vështirë për t’i rikuperuar.

Java e 27-të luhet të shtunën dhe dielën ndërsa dueli më joshës është ai ndërmjet Gjilanit e Drenicës. Skuadra gjilanasse po lufton për pozitën e tretë që dërgon në Evropë ndërsa Drenica në rast humbjeje në këtë takim do të bënte një hap shumë të rrzikshmë drejt mbijetesës.

Interesante është edhe ajo ndërmjet Prishtinës e Trepçës ’89, ndërsa luftë e madhe pritet ndërmjet Dukagjinit e Ferizajt dy rivalë këta direkt në luftë për mbijetesë.

Më poshtë gjeni orarin komplet të ndeshjeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *