Flick me këtë kuriozitet, më shumë trofe se ndeshje të humbura

Bayern Munich ka fituar Kupën e Botës për Klube, pas fitores në finale ndaj ekipit meksikan, Tigres.

Bavarezët kanë mposhtur Tigres në finalen e sotme me rezultatin minimal 1:0, me golin e Pavard.

Hansi Flick ka një mesatare të fitoreve prej 85 për qind në Bayern Munich dhe mesatarisht një trofe në çdo 11.3 ndeshje.

Ai ka 58 fitore, 5 barazime, 5 humbje si trajner i Bayern Munich.

Ajo që mahnit është se trajneri ka më shumë tituj të fituar tek Bayern Munich, sesa ndeshje të humbura. Në total ai ka fituar gjashtë trofe me bavarezët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *