Fiton United, Martial realizon hat-trick

Manchester United ka shënuar fitoren e parë pas rikthimit të futbollit pas COVID-19.

United fitoi bindshëm ndaj Sheffield United me rezultatin 3:0 në “Old Trafford”.

Ndeshja e vlefshme për xhiron e 31-të në Premierligë ishte e tëra e dominuar nga vendësit.

Për “djajtë” figura kryesore ishte Anthony Martial që shënoi hat-trick.

Martial shënoi në minutat 7,44 dhe 74, për rezultatin final 3:0.

Në fundjavë, Manchesteri luan në udhëtim te Norwich në kuadër të FA Cup.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *