Fitoi çmimin trajneri i muajit, “arroganti” Mourinho i habit të gjithë me deklaratën e dhënë

Trajneri i Tottenham, Jose Mourinho, fitoi çmimin si trajneri i muajit nëntor. Portugezi foli pas fitimit të këtij trofeu dhe ia dedikoi skuadrës dhe stafit të tij ndihmës.

“Është çmimi trajneri i muajit, por për mua është ekipi i muajit ose stafi i muajit. Kjo sepse ka të bëjë me lojtarët që kam këtu, trajnerët dhe asistentët dhe të gjithë njerëzit që punojnë.

“Faleminderit, për këtë por nuk është trajneri i muajit, por stafi dhe skuadra e muajit. Çdo pikë është e rëndësishme në Premier League, pasi djersin shumë për çdo pikë.

“Në nëntor ne kishim dy ndeshje me ekipe si Man. City apo Chelsea dhe rezultatet me to janë të rëndësishme, por kjo nuk do të thotë se pikët me ekipet e tjera nuk kanë të njëjtën vlerë”, – tha Mourinho.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *