Finalja e Champions League e paraparë të luhej në Stamboll mund të luhet në Angli.
Në Turqi është rritur numri i rasteve me virusin COVID-19, dhe kjo mund t’a bëjë UEFA-n, të ndryshojë vendin se ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve.
Qeveria e Anglisë e ka vënë Turqinë në “listën e kuqe”, vend që konsiderohet me rrezik për udhëtim për shkak të koronavirusit.
Finalja e Ligës së Kampionëve do të luhet me 29 maj.
Destinacioni i ri i mundshëm për këtë finale mund të jetë “Wembley Stadium”.