Në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, po zhvillohen gjithnjë e më shumë ngjarje interesante.
Fokusi është vënë mbi këngëtaren Fifi dhe ish-futbollistin, Granit Cana, të cilët ditëve të fundit kanë shfaqur shumë më tepër afrimitet.
E ndërsa ende nuk e kanë bërë të qartë nëse ka nisur diçka mes tyre, dyshja duket se po ia kalojnë mjaft mirë në shoqëri të njëri-tjetrit.
Së fundmi, Big Brother VIP ka publikuar në llogarinë zyrtare të spektaklit në Instagram një video, e cila tregon një moment intim mes dyshes gjatë pasdites të së enjtes.
Fifi në prehrin e Granitit i ka kënduar në vesh dhe mes tjerash duke e puthur dhe ledhatuar, i ka kërkuar falje.
Kërkim falja vjen pas shenjave të xhelozisë që ajo ka treguar karshi tij, në raport me vajzat tjera të shtëpisë.
Dy banorët përndryshe janë shprehur se mes tyre ka një kimi të përbashkët, por që është ende herët për të definuar qartë nëse janë apo jo për njëri-tjetrin.