Feronikeli në krizë të madhe financiare, ja që sa muaj nuk kanë marrë paga futbollistët

Klubi i Feronikelit përveç rezultateve negative në kampionat, po kalon edhe në krizë të madhe financiare.

Lojtarët e klubit nga Drenasi nuk kanë marrë rroga tash e dy muaj.

Gazeta inFokus nga burime te sigurta merr vesh se futbollistët e Feronikelit nuk janë paguar që nga muaji dhjetor.

Përveç kësaj, mësohet se tre lojtarë nuk janë duke stërvitur me skuadrën tash e disa muaj dhe nuk janë paguar që nga tetori i vitit të kaluar.

Argjend Bardhi, Alban Pnishi dhe Bedri Greca nuk stërvitin me skuadër dhe nuk kanë marrë rroga që nga muaji nëntor.

Feronikeli pas 22 ndeshjeve të zhvilluara renditet i gjashti me 27 pikë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *