Fati do operohet sërish, ja sa do të mungojë

Sulmuesi spanjoll, Ansu Fati do mungojë edhe për dy muajt e ardhshëm, pasi do operohet sërish në gju.

Sipas Mundo Deportivo, Fati vazhdon të këtë probleme dhe do operohet të enjten e radhës.

Fati këputi ligamentet në nëntor të vitit të kaluar dhe u detyrua të operohet në gju. Fillimisht, pritej të rikthehej në prill, por shërimi nuk shkoi ashtu sipas pritshmerive.

18 vjeçari do t’i humb ndeshjet e Euro 2020, mirpo mund të jetë gati për të startuar në sezonin e ardhshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *