FANTASTIKE: Përmirësohet ndjeshëm pozita e “Bad News Eagles” në ranglistën botërore – kjo është renditja e re e gamerave shqiptarë

Bad News Eagles kishin një performancë të jashtëzakonshme në “IEM RIO MAJOR”.

Gamerat shqiptarë përpos kualifikimit në garën më të fortë në botë për CSGO, arritën që në fazën e parë “Challenger Stage” të fitojnë 3 ndeshje pa asnjë humbje duke u kualifikuar kështu në fazën e dytë.

Pas dy humbjeve rradhazi, “BNE” u përballën me ekipin më të mirë në botë. Të gjithë i cilësuan si jashtë gare djemtë shqiptarë, por “Bad News Eagles” bëri befasi duke mposhtur “FaZe” me rezultat 2:1.

Megjithatë rrugëtimi i tyre mori fund sot, pasi skuadra tjetër “NAVI” që është një nga ekipet më të mira në botë ndali rrugëtimin e tyre duke i mposhtur me rezultat 2:0.

Performanca e tyre e mirë në Major bëri që “BNE” të ngriten për 6 pozita.

Në renditjen e fundit “BNE” ishin në vendin e 23’të, kurse tani pozicionohen në vendin e 17’të.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *