Barcelona gëzohet për humbjen e Realit, ky ishte reagimi i klubit katalunas në Twitter

Në ndeshjen e fundit të xhiros së 13-të të kampionatit spanjoll, Rayo Vallecano mposhti Real Madridin me rezultat 3:2 në shtëpi dhe i shkaktoi humbjen e parë në La Liga këtë sezon.

Pas humbjes Reali lëshoi edhe vendin e parë dhe Barcelona është tani në vendin e parë me dy pikë më shumë.

Humbja e papritur e Realit bëri jehonë në Spanjë dhe u mirëprit edhe në Barcelonë. Klubi katalanas e ka përcjellë humbjen e rivalëve më të mëdhenj në Twitter me një seri prej tre postimesh nga të cilat mund të lexohej lumturia për humbjen e pikëve nga skuadra e Realit.

Pa shumë përshkrime dhe shpejt pas humbjes, Barça postoi katër foto të fytyrave të buzëqeshura të Xavi, Ter Stegen dhe Lewandowskit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *